Pas zjarrit që i shkatërroi punishten ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, Barjam Sulejmani është përballur me një tjetër fatkeqësi vetëm tre ditë më vonë. Flakët përfshinë banesën me qira ku ai jetonte së bashku me bashkëshorten dhe e shkrumbuan atë.
Çifti ka mbetur tashmë pa një çati mbi kokë dhe shpreson te mbështetja e fqinjëve dhe komunitetit për të gjetur një strehim të përkohshëm.
Të lidhura
None found
Banorët e zonës dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Edhe pse shërbimet zjarrfikëse mbërritën dhe ndërhynë menjëherë, nuk arritën ta shpëtonin banesën.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të zjarrit.
