Ramush Haradinaj, ish-kryetar i Aleancës, deklaroi se mandati i 120 deputetëve tashmë është djegur.
Të lidhura
None found
Sipas tij, përgjegjësia për këtë situatë bie mbi partinë fituese, e cila nuk e ka konstituuar Kuvendin brenda afateve të përcaktuara. Për këtë arsye, deputetët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit, të thirrur nga Avni Dehari.
Haradinaj tha se mandati i është hequr padrejtësisht nga partia fituese, për shkak se Kuvendi nuk është konstituuar në kohën e paraparë.
Ai shtoi se, me djegien e mandatit të 120 deputetëve, është dëmtuar edhe i gjithë procesi zgjedhor, ndërsa theksoi se ata nuk konsiderohen deputetë dhe se çdo veprim i tyre do të ishte jokushtetues.
