Françeska Murati, ish-konkurrente e Big Brother VIP 3, ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë rreth ndarjes nga ish-partneri i saj.
Gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, ajo tregoi se marrëdhënia me babain e djalit të saj ka përfunduar prej një kohe të gjatë. Megjithatë, mes tyre vijon të ketë respekt dhe një raport të mirë njerëzor.
Të lidhura
None found
Murati tha se ata vazhdojnë të kenë ndjenja të forta për njëri-tjetrin, por në formën e një miqësie të veçantë. Ajo e përshkroi ish-partnerin si një nga miqtë e saj më të afërt, pasi janë njohur që në moshën 15-vjeçare dhe janë rritur bashkë.
“Kam dashur të flas më herët, por gjithmonë jam gjendur mes dëshirës për të ruajtur jetën private dhe faktit që tashmë jam personazh publik. Njerëzit që më duan duan të dinë më shumë për mua, sidomos pasi jeta ime u bë shumë e ekspozuar gjatë Big Brother. Por, kur bëhet fjalë për persona që nuk janë pjesë e botës publike, nuk dua t’i përfshij në një realitet që nuk u përket. Ne na bashkon një dashuri e madhe për fëmijën tonë dhe e duam jashtëzakonisht shumë djalin”, u shpreh Françeska.
Ajo theksoi se ndarja ka ndodhur shumë kohë më parë dhe hodhi poshtë pretendimet se pjesëmarrja në Big Brother VIP apo fama kanë shkaktuar prishjen e familjes.
“Për ta thënë qartë, ne jemi ndarë dhe kjo ka ndodhur prej kohësh. E duam njëri-tjetrin si njerëz dhe si miq, sepse jemi njohur që kur ishim 15 vjeç. Ka ardhur një moment kur marrëdhënia jonë është kthyer në një lidhje miqësore, por me shumë dashuri dhe respekt. Nuk është e vërtetë që hyra në BB, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë thjesht trillime. Ne takohemi çdo ditë dhe kemi marrëdhënie të mira edhe me familjet e njëri-tjetrit. Ata e dinë shumë mirë se mes nesh ka respekt. Kemi diskutuar bashkë edhe për shumë çështje. Ai është një njeri fantastik dhe ne jemi ‘best friends’, sepse jemi rritur së bashku”, tha ajo.
Françeska foli gjithashtu për zërat se në jetën e saj kishte hyrë një partner i ri. Ajo sqaroi edhe imazhin e publikuar nga plazhi, ku në reflektimin e syzeve të saj dukej silueta e një djali.
Sipas Muratit, pamja që nxiti aludimet ishte e manipuluar me Photoshop. Ajo bëri të ditur se gjatë pushimeve shoqërohej nga një mikeshë dhe jo nga një mashkull.
“Le të flasim për atë që ka ndodhur realisht: ajo video është përpunuar me Photoshop. Më duket shumë për të qeshur, sepse fotografitë e mia janë manipuluar disa herë edhe me AI dhe në to janë shtuar elemente që nuk kanë qenë aty. Atëherë isha me një shoqe. Tani nuk mund t’u jap shpjegim çdo manipulimi që publikohet, sepse do të lodhesha pa fund. Për më tepër, çdo ditë shfaqen lajme të reja dhe shpesh pyes veten se nga dalin këto trillime. Nuk dua as t’i përmend, sepse vetëm mendimi për to të lodh. Nuk mund ta shpenzosh jetën duke u përballur me mashtrime. Unë jam një person privat, jo një sekret”, deklaroi Françeska.
