Pas një pune intensive të palodhur, forcat operacionale kanë arritur të vënë në kontroll zjarret që shpërthyen në fshatrat Kryezi dhe Zikularje të Helmasit.
Prej ditës së kaluar, skuadrat e emergjencës nga Kavaja, Rrogozhina dhe Kamza janë angazhuar në një luftë të vazhdueshme me flakët, duke vijuar operacionin gjatë orëve të natës dhe deri në agim.
Të lidhura
None found
Zjarri ka konsumuar kryesisht zona me bimësi të dendur, por ndërhyrja e vendosur e ekipeve bëri të mundur rrethimin dhe izolimin e shumicës dërrmuese të vatrave të zjarrit.
Për ditën e sotme, pamja në terren është e qetësuar. Pjesa më e madhe e vatrave janë fikur plotësisht, ndërsa në disa pika të veçuara mbeten ende aktive flakëza të pakta, të cilat momentalisht nuk paraqesin rrezik. Zjarrfikësit vijojnë të jenë të pranishëm në zonë dhe po mbikëqyrin me kujdes situatën, për të parandaluar çdo rikthim të mundshëm të zjarrit. Sipas autoriteteve, gjendja mbetet plotësisht nën kontroll.
