Video/ Dy viktima pas përplasjes së Lamborghini-t me 200 km/orë në një autostradë të Parisit, makina shpërthen në flakë

Një aksident i rëndë në autostradën A3, në zonën e Saint-Denis të Parisit, përfundoi me dy të vdekur dhe katër të plagosur. Në përplasjen fatale u përfshi një Lamborghini Aventador dhe një automjet tjetër, ndërsa shkaqet e sakta të ngjarjes ende nuk janë përcaktuar.

Përplasja ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 5 shtator. Në Lamborghini ndodheshin një baba 63-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeçar, të cilët e kishin marrë makinën sportive me qira për një udhëtim.

Të lidhura

None found

Informacionet paraprake bëjnë me dije se automjeti luksoz mund të ketë lëvizur me shpejtësi deri në 200 km/orë. Pas përplasjes me makinën tjetër, ku udhëtonin katër persona, kjo e fundit u përmbys në autostradë dhe pasagjerët mbetën të plagosur.

Forca e goditjes e ndau Lamborghini-n në dy pjesë, ndërsa më pas automjeti u përfshi nga zjarri. Si pasojë, dy personat që ndodheshin brenda humbën jetën.

Babai, i cili drejtonte makinën, u nxor jashtë saj nga përplasja e fuqishme dhe vdiq në vendngjarje. Djali i tij, i ulur në sediljen e pasagjerit, mbeti i bllokuar në kabinë dhe humbi jetën nga flakët.

Prokuroria që po merret me hetimin nuk ka bërë të ditur shpejtësinë e saktë të Lamborghini-t, por ka konfirmuar se makina po udhëtonte “mbi” kufirin e lejuar të shpejtësisë.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pamjet e para pas aksidentit. Lamborghini Aventador i gjelbër shfaqet i shkatërruar dhe i përfshirë nga flakët, ndërsa tymi i zi ngrihet mbi autostradë.

Pas shuarjes së zjarrit, nga makina luksoze kishte mbetur vetëm një grumbull metali i deformuar.


Shtuar 7.09.2026 19:02

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel