Deri në orën 18:00 të 7 shtatorit, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë evidentuar gjithsej 26 vatra zjarri në zona të hapura. Prej tyre, pesë janë ende aktive, gjashtë ndodhen nën kontroll dhe 15 të tjera janë shuar plotësisht.
Të lidhura
None found
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), zjarret aktive janë regjistruar në komunat Çuçer-Sandevë, Strugë, Makedonski Brod, Mogillë dhe Krushevë. Skuadrat në terren po vazhdojnë punën për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave.
Ndërkohë, nën kontroll janë vendosur zjarret që kanë përfshirë komunat Kërçovë, Saraj, Dellçevë, Bërvenicë, Novosellë dhe Staro Nagoriçan.
Sa u përket zjarreve që tashmë janë shuar, QMK bën të ditur se ato janë regjistruar në komunat Gjorçe Petrov, Bosillovë, Kërçovë, Resnjë, Bërvenicë, Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Strumicë, Likovë, Kumanovë dhe Shuto Orizare.
