Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin Gjesti, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, pas miratimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Vendimi lidhet me akuzat për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Të lidhura
None found
Vëmendjen e të pranishmëve e mori reagimi i këngëtarit pas shpalljes së vendimit. Gjesti u shfaq i kënaqur dhe nisi të kërcente në sallë.
“Gjithmonë i drejtë, gjithmonë kam shkëlqyer, ylli kurrë nuk zbehet”, dëgjohet të thotë ai menjëherë pas vendimit.
