Vini Jr: Real Madridi synon trofeun e 16-të të Ligës së Kampionëve

Vinicius Junior ka zbuluar objektivin kryesor të Real Madridit për këtë sezon në Ligën e Kampionëve: fitimin e trofeut, pas dy paraqitjeve të fundit zhgënjyese të klubit në Evropë.

Të lidhura

None found

Zëvendëskapiteni brazilian është i bindur se madrilenët kanë forcën për të luftuar për një tjetër sukses të madh dhe për të shtuar në 16 numrin e trofeve të tyre në këtë kompeticion.

“Ne do ta fitojmë”, tha Vinicius në një intervistë të publikuar nga Real Madridi.

Megjithatë, përpara objektivit të madh, skuadra spanjolle duhet të përballet me një sfidë të fortë në ndeshjen e parë të fazës së ligës, ku do të ketë përballë Interin.

Sipas Vinicius, përballjet e Ligës së Kampionëve kanë një natyrë të veçantë dhe dueli me ekipin italian do të jetë një provë e rëndësishme për Real Madridin.

“Sa herë që vjen Liga e Kampionëve, gjithçka është ndryshe. Jemi gati për këtë ndeshje ndaj një skuadre të madhe, e cila do të na kërkojë shumë”, u shpreh ai.

Braziliani e vlerësoi Interin si një ekip të fortë fizikisht, që luan me pesë mbrojtës, skemë e cila zakonisht i krijon vështirësi Real Madridit. Megjithatë, ai theksoi se trajneri e ka përgatitur situatën nën kontroll.

“Interi është një ekip shumë i fortë fizikisht, luan me pesë mbrojtës dhe kjo është diçka që zakonisht na shkakton probleme, por trajneri e ka gjithçka nën kontroll”, deklaroi Vinicius.

Ai pranoi se dëmtimet dhe mungesat e lojtarëve e komplikojnë më tej përgatitjen, por skuadra mbetet e vendosur të reagojë në fushë.

“Kemi disa lojtarë jashtë, gjë që e vështirëson situatën, por të gjithë do të dalim të fortë dhe shpresojmë të krijojmë atë lidhjen e mrekullueshme me tifozët në këto ndeshje”, shtoi braziliani.

Vinicius kujtoi gjithashtu dy golat e shënuar në finalet e Ligës së Kampionëve, kundër Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit, duke i renditur ato mes momenteve më të rëndësishme të karrierës së tij.

“Janë dy golat më të rëndësishëm të jetës sime. Është diçka që do të mbetet në histori. Shumë lojtarë shënojnë gola, por pak prej tyre e bëjnë këtë në finale. Ta bësh këtë me klubin më të madh në botë është diçka që as tifozët, as unë nuk do ta harrojmë kurrë”, përfundoi Vinicius.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet