Një situatë e rëndë është krijuar në Ungrej të Lezhës, ku zjarri po përhapet në zonën e Rrasit dhe Zimajt.
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke paralajmëruar se flakët po lëvizin me shpejtësi dhe janë afruar pranë banesave të fshatrave.
Të lidhura
None found
Sipas tij, rreziku nuk kufizohet vetëm te pyjet, pasi në kërcënim ndodhen edhe kishat dhe varrezat e komunitetit.
Gjekmarkaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë me të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion. Ai ka paralajmëruar se çdo minutë vonesë mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën për banorët.
Deputeti e ka cilësuar gjendjen në Rras dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, si tejet alarmante, duke theksuar se flakët janë afruar rrezikshëm pranë shtëpive dhe vendeve të shenjta ku prehen të afërmit e banorëve.
