Zjarri në Malin e Tërbunit përhapet me shpejtësi, flakët i afrohen Pukës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Situata e krijuar nga zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Të favorizuara nga erërat e forta, ato janë shtrirë në një front prej më shumë se 12 kilometrash dhe kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pyje të larta pishe.

Avancimi i zjarrit po vijon në drejtim të lagjes Pezhvë, në qytetin e Pukës, duke shtuar rrezikun për zonat e banuara. Terreni i vështirë malor nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës.

Të lidhura

None found

Për këtë arsye, efektivët e ushtrisë dhe zjarrfikësit po përpiqen ta frenojnë përhapjen vetëm në njërën anë, duke përdorur mjete rrethanore, ndërsa kontrolli i të gjithë perimetrit mbetet i pamundur.

Përballë përmasave të emergjencës, autoritetet vendore u kanë kërkuar që prej orëve të mëngjesit institucioneve qendrore një ndërhyrje të menjëhershme me helikopterë. Sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të shmangur një katastrofë.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime të forta se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Megjithatë, deri tani policia nuk ka shoqëruar apo identifikuar asnjë person si autor të zjarrvënies.


Shtuar 7.09.2026 15:23

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet