Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Publicisti Kim Mehmeti, ka kritikuar ashpër kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke thënë se ai e ndien veten më të afërt me Beogradin sesa me Prishtinën.

Sipas tij, mungesa e një qasjeje të përbashkët shqiptare e ka lënë kombin pa objektiva të përbashkëta, ndërsa Tirana dhe Prishtina mbeten të kufizuara nga ndarje të thella mendore dhe nga bindja se mund të funksionojnë të shkëputura nga njëra-tjetra.

Të lidhura

None found

Mehmeti u ndal edhe te situata e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët, sipas tij, janë lënë pas dore dhe janë përçarë.

Gjithasjtu, ai theksoi se Tirana mbështet BDI-në, ndërsa Vetëvendosja përkrah koalicionin VLEN.

Një tjetër kritikë e publicistit lidhej me ndërhyrjet politike të Tiranës zyrtare në Kosovë. Ai tha se kjo e fundit i përcakton PDK-së mënyrën se si duhet të sillet në skenën politike, duke kontribuar kështu në thellimin e ndasive mes shqiptarëve.

Mehmeti e cilësoi si të pakuptimtë qëndrimin e Tiranës, e cila shprehet se angazhohet për pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht përfshihet në nisma serbe si “Ballkani i Hapur”.

Në përfundim, ai paralajmëroi se dëmi që po shkaktojnë përçarjet dhe veprimet destruktive brenda faktorit shqiptar është aq i madh, sa të huajt nuk kanë më nevojë të shpenzojnë apo të financojnë veprime kundër tij, pasi shqiptarët po dëmtojnë vetë interesat e tyre.


Shtuar 7.09.2026 15:18

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet