Jaguar Land Rover (JLR) ka hapur një program largimesh vullnetare, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar shpenzimet me rreth 1.7 miliardë paund në dy vitet e ardhshme.
Të lidhura
None found
Megjithëse kompania nuk ka bërë të ditur se sa vende pune mund të shkurtohen, The Times raportoi se masat mund të prekin deri në 4,000 punonjës.
Sipas JLR-së, ky plan synon ta bëjë strukturën e kompanisë më të thjeshtë, të përmirësojë efikasitetin dhe të mundësojë përshtatjen me ndryshimet në tregun global.
Në periudhën e fundit, kompania është përballur me tkurrje të shitjeve, ndalesa në prodhim dhe një sulm kibernetik që cenoi veprimtarinë e saj në nivel global.
JLR ka afërsisht 40,000 të punësuar në të gjithë botën, prej të cilëve rreth 33,000 punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
