KRRE miraton rritjen e çmimeve të derivateve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka vendosur të rrisë çmimet me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht me 4.89% krahasuar me vendimin e 31.8.2026, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohet me 3.00 denarë për litër.

EURODIZELI (D-Е V) do të ketë rritje prej 6.00 denarësh për litër.

Ndërkohë, çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet me 8,00 denarë për litër.

Mazuti М-1 SU do të kushtojë 1,591 denarë më shumë për kilogram, duke arritur në 46,001 den/kg.

Çmimet e reja maksimale do të hyjnë në fuqi më 8.9.2026, në orën 00:01.

EUROSUPER BS – 95 do të shitet me 97,00 denarë për litër.

EUROSUPER BS – 98 do të shitet me 99,00 denarë për litër.

EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 101,00 denarë për litër.

Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet me 105,00 denarë për litër.

Mazuti М-1 SU do të shitet për 46,001 denarë për kilogram./Telegrafi/


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet