Mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident me pasojë vdekje e një personi është regjistruar në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i Audit.
Të lidhura
None found
Ai është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.
