Juventusi shmangu humbjen në shtëpi ndaj AC Milanit, duke e mbyllur derbin italian me rezultat 1-1 pas një goli të shënuar në kohën shtesë.
Të lidhura
None found
Edhe pse vendasit patën epërsi në lojë dhe krijuan më shumë, “Rossonerët” e mbajtën avantazhin 0-1 deri në minutat e fundit. Federico Gatti u bë vendimtar për “Zonjën e Vjetër”, duke i dhënë ekipit të tij një pikë.
Francisco Conceicao ishte pranë golit në pjesën e parë, kur provoi me një volley të bukur, por portieri Maignan reagoi shkëlqyeshëm dhe e ndali goditjen.
Portugezi pati një tjetër mundësi pak më vonë, mirëpo këtë herë shtylla i mohoi golin dhe shpëtoi skuadrën mike.
Milani arriti të kalojë në epërsi në minutën e 68-të, kur Alphadjo Cisse, i inkuadruar gjatë ndeshjes, përfitoi nga një kundërsulm dhe realizoi një gol të bukur.
Edon Zhegrova u aktivizua vetëm në fund të takimit. Ylli i Kosovës hyri në lojë në minutën e 89-të, duke zëvendësuar Conceicaon, dhe zhvilloi gjashtë minuta.
Me këtë barazim, Juventusi dhe Milani kanë nga shtatë pikë në renditje.
