Sondazhi i PS-së: Rama fiton me 53%
Pëlqej
Partia Socialiste ka organizuar sot një sondazh ku sipas saj fitues për bashkinë e Tiranës është Edi Rama. Deputeti i PS-së Besnik Dervishi, deklaron se në bazë të një sondazhi të realizuar ditën e sotme, Partia Socialiste rezulton fituese.

Në 1500 persona, të cilët kanë qënë pjesëmarrës sot nëpër qëndrat e votimeve, janë pyetur se për kë kanë votuar, duke iu referuar kryetarëve të Bashkisë dhe për kë subjekt partiak kanë votuar.

Sipas PS-së rezultate janë:
Edi Rama fiton me 53%
Lulzim Basha, 42%
Hysni Milloshi me 1.5%

Subjektet partiake: Aleanca për të Ardhmen: 48% dhe Aleanca për Qytetarin 41%
Shtuar më 08/05/2011, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori