Votat në rang kombëtar, Rama zbret ndjeshëm në listë

Shqiptarët hodhën rreth 51 mijë vota më shumë në kutitë e votimit më 25 prill 2021, por rritja e opozitës nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur socialistët.

PS fitoi 74 mandate në parlamentin e ardhshëm me 48.6% të votave në rang vendi –në një proces që u etiketua si ‘masakër elektorale” nga opozita, e cila denoncoi përdorimin e elementëve të krimit të organizuar në fushatë si dhe shfrytëzimin e burimeve shtetërore për të përvetësuar të dhënat personale të votuesve.

Ky është mandati i tretë radhazi i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që Partia Socialiste bëhet partia e parë që nga rënia e komunizmit që do të qeverisë vendin kaq gjatë. Por vetë Kryeministri nuk ka dalë në vendet e para si më i votuari, por ai renditet i 11./albeu.com/


Shtuar 29.04.2021 13:23