Reali merr “goditjen” e radhës, ylli i skuadrës humbet sezonin

Skuadra e Real Madridit do të ketë probleme të mëdha në mbrojtje në pjesën e mbetur të sezonit.

Ashtu siç raportohet në media, Dani Carvajal ka humbur sezonin për shkak të lëndimit.

Përveç anësorit, sezonin e ka humbur edhe Lucas Vazquez.

Real Madridi javën e ardhshme do të luaj ndeshjen e kthimit kundër Chelseat në kuadër të gjysmëfinalës në UEFA Champions League. Zinedine Zidane në dispozicion do ta ketë vetëm anësorin, Odriozola.


Shtuar 29.04.2021 13:12