Zjarri i Notre Dame zbulon një surprizë të madhe të fshehur në arkitekturën e saj

Me gjithë dëmin që shkaktoi zjarri i Notre Dame në vitin 2019, ai u dha arkeologëve në Paris një mundësi unike për të parë historinë e monumentit.

Pjesë të katedrales së famshme që ishin fshehur për shekuj tani po ndahen dhe bashkohen përsëri, duke ofruar një dritare në risitë arkitekturore që dikur e bënë këtë ndërtesë 32 metra të lartë katedralen më të lartë në epokën e saj.

Kjo lartësi, me sa duket, është kryesisht falë hekurit që kalon nëpër venat e strukturës madhështore.

Arkeologët kanë zbuluar mijëra kapëse metalike në pjesë të ndryshme të katedrales, disa që datojnë në fillim të viteve 1160.

Gjetjet sugjerojnë se përdorimi i gjerë i hekurit në muraturë nuk është aq modern sa supozonin ekspertët dikur. Ndërtuesit mesjetarë që punonin në Notre Dame po përdornin teknikën arkitekturore shumë përpara se të fillonin punimet e restaurimit në shekullin e 19-të.

“Notre Dame tani është padyshim katedralja e parë gotike e njohur ku hekuri u përdor masivisht për të lidhur gurët si një material ndërtimi i duhur,” përfundojnë arkeologët që punojnë në Paris.

Ekipi vlerëson se pajisjet prej hekuri të gjetura në Notre Dame ishin projektuar deri në dy dekada përpara se të ndërtohej katedralja Soisson e Francës dhe katër dekada përpara se të krijohej katedralja Bourges. Deri më tani, të dyja këto ndërtesa gotike konsideroheshin si shembujt e parë të muraturës sistematike të hekurit.

Arkitekti që fillimisht ishte përgjegjës për ndërtimin e Notre Dame ishte dukshëm përpara botës.

Ai duket se ka përdorur me bollëk armaturë hekuri për të lidhur gurët së bashku. Këto kapëse të qëndrueshme janë gjetur në dyshemenë e tribunave të katedrales dhe në kthesat e harqeve të saj të shumta.

“Kjo rrjetë metalike, e instaluar gjatë fazave të para të ndërtimit, duhet të interpretohet si përforcimi inovativ i brinjëve tërthore të majës së jashtme ambulatore në lartësinë pothuajse 11 m, e cila duhej të mirëmbahej pa asnjë mbështetje të brendshme…”, shkruajnë studiuesit.


Shtuar 28.03.2023 17:57