Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri do të ndjekin nga afër të dielën zhvillimin e procesit zgjedhor. Mësohet se Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca do të jetë në orën 8:30 në shkollën “Dora D’istria”.
Ndërkohë Ambasadorja Amerikane, e cila ka qenë tepër aktive këto ditë me takime, do të jetë në orën 09.00 në Shkodër.
Mësohet se kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Ursula Gacek, do të shkojë në orën 11:00 në liceun “Jordan Misja”.