Ditën e djeshme Babis Anagnostopulos u dënua me burg dhe fillimisht u tha se për masë sigurie do të dërgohej tek burgu i grave.
Por, pas këtij vendimi ai sërish u la në burgun për burra, Korydallos, në sektorin e 6-të. Me të futur në burg, mësohet se Babis i ka bërë një kërkesë stafit të burgut.
“Më vini në punë që të kaloj koha…”- u ka thënë ai stafit të burgut, sipas Prothothema.
Në dëshminë e tij ditën e sotme Babies kërkoi falje duke deklaruar se me aktin e tij shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e fëmijës së tij dhe u përpoq të hedhë poshtë provat në dosjen e çështjes që tregojnë se krimi ishte i planifikuar.
Piloti ka kërkuar që të merret dëshmia e miqve dhe familjarëve për të folur në lidhje me marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren Caroline, pasi pretendon që kanë pasur një marrëdhënie të mirë.
Ndërkaq, Babies ka kërkuar që hetuesit të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. Ai tha se e hoqi kartën e memories pas krimit dhe jo para tij siç është deklaruar deri më tani. /albeu.com/