MPB Maqedoni bëri të ditur se dje, më 08.07.2026, rreth orës 20:00, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në dalje nga shteti, është privuar nga liria Ç.A. (40) nga Republika e Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të automjetit transportues “Volvo” me targa të Shqipërisë, që drejtohej prej tij, në kabinën e tërheqësit janë gjetur dhe sekuestruar 24 paketime me marihuanë.
“Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa Ç.A. është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme”, thuhet nga MPB.
