Reali triumfon ndaj Valencias, Asensio hyn si zëvendësues dhe gjen golin 30 sekonda pas dëmtimit të gjatë (VIDEO)

Reali i Madridit ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në shtëpi ndaj Valencias, shkruan Albeu.com.

Për Los Blancos golat erdhën në pjesën e dytë fillimisht me 2 gola të Benzema dhe Asensio i cili realizoi pas 11 muajsh vuajtjesh ku qëndroi i dëmtuar.

Spanjolli u aktivizua si zëvendësues në minutën e 74 dhe i mjaftuan vetëm pak sekonda lojë për të gjetur golin.

Ndërkohë pas 29 javësh Reali mban vendin e 2 me 62 pikë 2 pikë më pak se Barcelona kryesuese. /albeu.com/


Shtuar 18.06.2020 21:55