Partizani ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore, duke dërguar zyrtarisht në “play-out”, skuadrën shkodrane të drejtuar nga Hysen Dedja.
Pavarësisht startit agresiv, kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 3-0 nga skuadra e drejtuar nga Kalari. Ishte Solomon ai që hapi serinë e golave në minutën e 21-të, ndërkohë që Melo, dyfishoi rezultatin në fundin e pjesës së parë.
Për t’i vendosur kapakun sfidën mendoi Mala, i cili në minutën e 74-t, shënoi të tretën. Pavarësisht se “Demat e Kuq”, janë jashtë Europës këtë sezon, ata kanë treguar personalitet në fushën e lojës, duke vlerësuar maksimalisht sfidën… Kujtojmë që në sfidën e fundit të kampionatit, Partizani do të jetë mysafir në Korccë, ndërkohë që Vllaznia pret Flamurtarin.
