Momentet kur Albin Kurti përleshet keq me policinë rumune, u vranë dhe dy aktivistë të VV (VIDEO)

Më 10 shkurt të vitit 2007, derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit nga Policia rumune e UNMIK-ut, u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosje përveç dy aktivistëve të vrarë la edhe 80 të tjerë të plagosur.

Më se 70 të lënduar, katër prej të cilëve rëndë, si dhe 15 të arrestuar është bilanci i protestave tëasaj kohe të Lëvizjes Vetëvendosje, që eskaluan në përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe policisë në qendër të Prishtinës.

Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.Prijësi i kësaj proteset, atë kohë ishte, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tashmë është kryeministër i vendit.

Madje ai në disa momente ishte përballur keq me policinë rumune.


Shtuar 9.02.2020 22:49