Me bikini dhe linja perfekte, kërcimi provokues i Anxhelina Hadërgjonaj “djeg” rrjetin (VIDEO)

Artistët shqiptarë tashmë janë tejet aktivë në rrjetet sociale, pasi qëndrojnë të izoluar për shkak të pandemisë coronavirus.

Në mesin e tyre është edhe Anxhelina Hadërgjonaj, e cila së fundmi ka publikuar një kërcim tepër provokues.

Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar një video ku shihet e veshur me bikini teksa tregon linjat perfekte trupore dhe padyshim që është pëlqyer dhe komentuar me mijëra herë.

Duket se këngëtarja këtë video e ka bërë pas sesionit të ushtrimeve kardio, pasi edhe në mbishkrim pyet ndjekësit e saj nëse i kanë kryer ato ushtrime.


Shtuar 12.04.2020 14:46