Kemi dy lajme të mira për ju. E para që filmi jonë i preferuar vizatimor “Scooby Doo” do të vijë në një formë të përpunuar në një film të ri që do të quhet “Scoob” dhe e dyta, kolona zanore do të interpretohet nga këngëtarja shqiptare Ava Max.
Kolona zanore titullohet “On Me” dhe Ava Max do ta këndojë në bashkëpunim me Thomas Rhett dhe Kane Brown.
Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare që na ka lajmëruar për këtë arritje të saj. Ava Max ndau me ndjekësit në Instagram një pjesë të vogël të këngës, shoqëruar me animacionet e filmit dhe bëri me dije se filmi do të publikohet më 15 maj.
“E entuziazmuar ta ndaj, “On Me” së shpejti! Faleminderit Thomas Rhett dhe Kane Brown që më ftuan në këtë këngë”, shkruajti ajo në mbishkrimin e videos.
Për filmin “Scoob” do të ketë një album me 12 kolona zanore dhe njërën prej tyre do e këndojë Ava Max.
Filmi i animuar do të shfaqë se si dukeshin Scooby-Doo dhe Shaggy përpara se t’i bashkoheshin ekipit legjendar të Mistery Inc dhe si lindi miqësia e tyre.