Dy muaj pas situatës së pandemisë, Rama “ndan” mendjen për drejtuesen e Komitetit të Ekspertëve

Rama shpall më në fund drejtuesen e Komitetit të Ekspertëve për Covid-19. Ajo është Mira Rakacolli.

Duke folur pas raportimit të bërë nga mjeku i njohur Tritan Kalo, Rama theksoi ndër të tjera se ishte i shqetësuar për mundësinë që në kushtet e hapjes pasi “njerëzit do harrojnë që faktikisht jemi të hapur, por e kemi mes nesh armikun e padukshëm”.

Sipas tij, “nëse nuk respektojmë rregullat e thjeshta e të njohura mund të biem pre e një vale tjetër. Se vala e dytë nuk është një riardhje e virusit me forca të reja, por është dorëzimi I njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e virusit. Është një sfidë e madhe, të shpresojmë që të jemi të kujdesshëm dhe njerëzit të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta”- tha ai.


Shtuar 7.05.2020 09:56