“I vinë anash të gjithë”, Albërie Hadërgjonaj publikon videon joshëse të së bijës (VIDEO)

Albërije Hadërgjonaj ka treguar gjithmonë me postimet e ndryshme se sa krenare ndihet për dy vajzat e saj, që janë gjëja më e shtrenjtë për këngëtaren.

Së fundmi ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shfaqet vajza e vogël, Anxhelina duke kërcyer me muzikën në aplikacionin e ‘Tiktok’.

“Zonja dhe zotërinj ju prezantoj të parën dhe të vetmen @anxhelina. Jo se e kam bërë unë, por zoti e ka qëndis dhe anash i vijnë të gjitha. Mezi po pres për muzikën tënde të publikohet”, ka shkruar Albërije krah postimit të fundit në ‘Instagram’. Kujtojmë se prej kohësh, Anxhelina ka bërë të ditur se po punon për rikthimin e saj në muzikë me projekte të reja.


Shtuar 7.05.2020 11:17