I shënoi Strakoshës, Balotelli hyn në histori (VIDEO)

Mario Balotelli ka shkruar historinë në futbollin italian me golin e realizuar ndaj Lazios së Strakoshës.

29 vjeçari përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Lazios duke e çuar topin në cepin e portës.

Ky ishte goli i parë i shënuar për dekadën e re në Serinë A italiane dhe ishte pikërisht Baloteli autori i këtij goli.

10 vite më parë, Baloteli ishte sërish protagonist por atë kohë mbante veshur fanellën e Interit. Sulmuesi italian gjente rrugën e rrjetës në një ndeshje kundër Chievos, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti që shënonte golin e parë në Serinë A italiane në dekadën që sapo lamë pas dhe me golin sot, ai bëhet sulmuesi që shënon golin e parë në dy dekada radhazi.


Shtuar 5.01.2020 13:02