“Familjarisht vdesim për këtë”, Afërdita dhe Jakub të fiksuar me këngën shqiptare (FOTO LAJM)

Bukuroshja shqiptare, Afërdita Dreshaj ka treguar gjithmonë se është një fanse e madhe e muzikës së këngëtarit të njohur, Gena.

Por përveç Afërditës, duket se Gena ka edhe një fans të huaj.

Bëhet fjalë për bashkëshortin e Dreshajt, Jakub Kindl, i cili duket se pëlqen shumë këngën më të re të Genës, “Bella Senorita”.

Afërdita ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar në makinë me Jakubin, nënën dhe motrën e saj. “Familjarisht vdesim për këtë këngën”, shkruan Gena. Me sa duket. Jakub përveç fjalëve në shqip, po mëson edhe këngët shqiptare dhe tashmë ka një të preferuar.


Shtuar 4.07.2020 10:53