Edhe njëherë, Romoeo flet i pikëlluar për ndarjen nga Jonida (VIDEO)

Ishin një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku e më të komentuar në media, por pak kohë më parë Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre.

Romeo ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku tregoi se ndarja nuk ka qenë e lehtë duke u shprehur “Ndarje të bukur nuk ka”.

Aktori nuk e bëri të ditur shkakun pse dyshja i dhanë fund lidhjes, por u shpreh se gjëra të tilla ndodhin pasi të gjithë lindin e vdesin vetëm.

“Ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë… Askush nuk i nis gjërat duke ditur që do përfundojnë, por jeta e tillë është, ka momente, lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin”, u shpreh Romeo.


Shtuar 18.02.2020 14:29