E përdori Rama për t’u larguar pas arrestimit të Gjutës, çfarë fshihet pas makinës luksoze?

Mbrëmjen e sotme sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në lidhje me fuoristradën “Lincoln” që përdori kryeministri Edi Rama për t’u larguar nga selia rozë ditën kur u arrestuar Vladimir Gjutës me armë në brez.

Bardhi thotë se makina është në pronësi të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit dhe është e paprekshme sikurse makina e Saimir Tahirit me të cilën lëviznin sipas tij lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Reagimi i plotë:

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!


Shtuar 11.02.2020 20:16