Italiani Marko Verrati ka qenë pre e një kamera të fshehtë organizuar nga e dashura e tij, Xhesika Aidi, e cila është treguar e pamëshirshme duke futur në shtëpi minj.
Mesfushori i PSG-së i ka fobi minjtë dhe në momentin që merr vesh se brejtësit i kanë mbushur shtëpinë kërkon ndihmë në telefon dhe ngjitet mbi tavolinë duke pritur.
Momentet e panikut vihen re shumë qartë në video, teksa Verrati dëgjohet duke thënë “O zot i madh”, ndërkohë personi i thërritur për ndihmë e provokon dhe më keq duke i thënë sa të mirë janë minjtë edhe i afrohet me të në dorë.
Kjo nuk ishte kamera e fshehtë e parë, sepse ajo i organizoi dhe një tjetër kamera të fshehtë ku shihej mesfushori italian që i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale dhe bukuroshja e cila e refuzonte, madje duke i propozuar të hanin tost më mirë.