Çfarë thonë banorët për videoskandalin: Kur e pi Rama në Tiranë, pse mos e pinë edhe në Bulqizë

Pas videos të publikuar ku thuhet se kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla konsumonte kokainë, në këtë institucion ka kapluar heshtja.

Pothuajse asnjë punojnës nuk del jashtë dyerve aq sa duket sikur institucioni është mbyllur.

Burime të ABC News raportojnë se Alla mbrëmjen e djeshme është nisur për në Tiranë. Ndërsa banorët pasi e kanë parë videon ndajnë opinione të ndryshme. Shumica I shmangen komenteve.

“Mos na ngatërro”. “S’më intereson”, shprehen kështu disa prej tyre.

Kjo zonjë ka punuar me Lefter Allën kur ai ishte mësues fiskulture dhe si njeri e vlerëson, por le të kuptohet se për atë çka pa në video ka dyshime.

“Unë kam punuar me Lefterin, kam qenë mësuese njeri pa asnjë të metë. E vërtetë apo jo duhet…por nuk e besoj”, thotë ajo.

Kurse banorët më trima të qytetit jo vetëm që e besojnë që ishte Alla që konsumonte drogë por e dinë që ligji e quan kriminel poseduesin e lëndëve narkotike. Ndërsa një tjetër banor bën ironi dhe përfshin e kryeministrin Rama.

“Normale tani nuk është se është edhe opinioni, droga që përdoret…kjo futet në rangun e kriminelëve”, thotë një banor.

“Kur e pi Edi Rama në Tiranë pse mos pije dhe Lefteri i Bulqizës. Në Bulqizë ka shumë pasuri, ka krom, por ka ra leku në dorë të horrave”, shprehet me iron qytetari.

Video ku Lefter Alla konsumonte drogë u sigurua nga gazetari Artan Hoxha dhe u publikua në ABC News pasditen e së mërkurës. /abcnews


Shtuar 23.01.2020 17:13