Basha i “thyen” rregullat Ramës: Filmohet mes Tiranës në orët e mbrëmjes (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka “thyer” masat e kryeministrit Rama dhe ka dalë jashtë banese jashtë orarit të përcaktuar për lëvizjen.

Basha është fotografuar në afërsi të Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë ndërsa ka ndaluar dhe është përshëndetur me disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Basha ka ndaluar disa çaste ku edhe ka komunikuar me ta, dhe më pas është larguar ndërsa kjo është filmuar nga një qytetar.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se lieri i opozitës ka vendosur maskë në fytyrë si dhe doreza. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2020 19:36