E quajti të papjekur, Ina i kthehet Valbonës: Mosha nuk është kompleksi im…

Debati i nisur brenda spektaklit televiziv “DWTS” mes Valbona Selimllarit dhe Ina Kollçakut, vazhdon akoma. Së fundmi, në emisionin “Fan Club”, Valbona iu përgjigj deklaratave të mëhershme të Inës, e cila shprehej se ajo nuk e ka pëlqyer kurrë, madje e shikonte shtrembër.

Për këto Bona e quajti të papjekur Inën. Madje ajo u shpreh se nga njëra anë, Ina thotë që është në mbrotje të grave dhe gjëja e parë që bën, fyen një grua.

Fill pas intervistës së Selimllarit, nuk ka vonuar edhe përgjigjia e Inës, e cila përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të rrjetit social “Instagram”, ka treguar se në fakt Valbonës i mungon koncepti i feminizmit dhe i ofezës.

 

 


Shtuar 11.12.2023 19:10