Një libër ka parashikuar koronavirusin: Ja se çfarë thuhet në të (FOTO LAJM)

Koronavirusi është sëmundja që po tmerron botën.

Shqipëria sot ka përjetuar viktimën e para nga koronavirusi, një të moshuar në Durrës, ndërkohë janë 11 të infektuar të cilët po marrin trajnim mjekësor.

Një libër i botuar vite më parë, ka folur për një sëmundje, e ngjashme me koronavirusin.

Një shkrimtare amerikane ka parashikuar që në 2020, në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje që prek rrugët e frymëmarrjes.

Sylvia Broëne është një autore amerikane, që ka ndërruar jetë në vitin 2013. Ajo u bë e famshme në fillim të viteve 2000, pasi pretendonte se mund të parashikonte të ardhmen dhe mund të komunikonte me shpirtrat.

Në vitin 2008, pak kohë pasi virusi SARS ishte zhdukur, ajo shkroi librin “End Of Days”. Mes të tjerash, autorja ka shkruar se një sëmundje që prek rrugët e frymëmarrjes, do të përhapet në gjithë globin në 2020-ën.

“Rreth 2020-ës, një sëmundje e rëndë e ngjashme me pneumoninë do të përhapet në gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe bronket, duke i rezistuar çdo trajtimi. Edhe më enigmatik se vetë sëmundja do të jetë fakti që do të zhduket aq shpejt sa u përhap. Do të rikthehet sërish pas 10 vitesh, dhe më pas do të zhduket totalisht”, shkruhet në librin “End Of Days”.


Shtuar 11.03.2020 16:00