Barcelona e pafuqishme, mposhtet nga Valencia në “Mestalla” (VIDEO)

Me Setien në krye Barcelona akoma nuk është shfaqur me parametrat që pritet, pas tre fitore me “vuajtje” katalanasit mposhten nga një super Valencia me rezultatin e pastës, 2-0.

Vendasit patën mundësi të kalonin qysh në pjesë të parë në epërsi kur Gerard Pique shkaktoi ndërhyrje të palejuar brenda 16 metërshit, por golin nga penalltia Maxi Gomezit ia mohoi Ter Stegen.

Me të filluar pjesa e dytë, Maxi Gomes realizoi me ndihmën e Jordi Albas i cili e devijoi topin, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 77, përsërti Gomez realizon për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Valencia ngritet në pozitën e pestë me 34 pikë, ndërsa Barcelona mbetet e para me 43.

Quique Setien njoftohet me humbjen pas tri ndeshjeve. Dy të parat i kishte fituar, 1:0 ndaj Granadas dhe 2:1 ndaj Ibizas në Kupën e Mbretit.


Shtuar 25.01.2020 17:08