Artan Hoxha nxjerr videon: Lefter Alla i Bulqizës filmohet duke thithur kokainë

Ashtu sië ishte paralajmëruar, gazetari i Abc Neës Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke thithur kokainë në një ambient publik.

Hoxha është tani LIVE në studion e Endri Xhafos duke komentuar videon në fjalë.

Gazetari tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Wshtë një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë.

Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha. /albeu.com


Shtuar 22.01.2020 16:18