Aktori Albano Bogdo kujdeset të dal rrallë në ekran jashtë kornizave të aktorit, por sa herë që ka dalë aktori ka dhënë deklarata të bujshme.
Së fundmi i ftuar në Glamour Zone Albano ka zbuluar më shumë nga jeta e tij personale duke zbuluar tërthorazi të dashurën e tij.
Aktori tha se nuk ka marrë asnjë leksion nga lidhjet që ka pasur, por vetëm ka dhënë dhe një prej tyre ka qenë tepër i ashpër:
“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur lidhesh me një të famshëm dhe ai nuk po të bën dëngla, mos bëj ti dëngla. Kur zgjedh unë të të trajtoj ok, kjo s’do të thotë që ti duhet të bësh më e rëndësishme se unë në shoqëri”.
Por si ia ka dhënë këtë leksion ai partneres?
“Ia kam dhënë me vepra këtë leksion. E merr, e nxjerr jashtë në 2 të natës, ia hedh rrobat nga ballkoni”.
I pyetur nga moderatorja nëse nxirret femra në 2 të natës jashtë, Albano u shpreh: “Po nxirret. E njihnin të gjithë që ishte e dashuria ime aty në lagje, nuk e ngiste njeri”.
Albano tha se e urren vetë faktin që është i famshëm dhe nuk do një partnere të famshme. Aktori u shpreh se femra më e bukur shqiptare për të është nëna e tij.