Tragjike në Itali: Këputet teleferiku, humbin jetën 9 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e një defekti teknik është shkëput një teleferik duke i shkaktuar vdekjen 9 personave.

Teleferiku Stresa Mottarone i cili lidh liqenin Maggiore të Italisë me një mal merr turistë dhe vendas nga qyteti i famshëm i Stresa, në liqenin Maggiore, me gati 1400 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.

“Aksident i rëndë në teleferikun Stresa- Mottarone. Shpëtimi alpin, dhe ekipet e tjera të shpëtimit në vend. Dy ambulanca me helikopter ndërhynë”, tha shërbimi kombëtar i shpëtimit alpin në Twitter.

ANSA tha se teleferiku mbante 11 persona dhe se dy fëmijë të moshës 9 dhe 5 vjeçi shin dërguar me helikopter në një spital në qytetin verior të Torinos në gjendje të rëndë.

Incidenti, ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes.

Kabina u shemb në një zonë të pyllëzuar dhe të papërshkueshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta, në një nga pikat më të larta të impiantit.


Shtuar 23.05.2021 16:12