Thiago shënon golin e parë me Liverpoolin, “The Reds” mposhtin Southamptonit (VIDEO)

Liverpooli është rikthyer fitoreve duke mposhtur Southamptonin në kuadër të javes së 35-të të Premierligës.

 

“The Reds” arritën të triumfojnë me rezultat të ngushtë.

Në këtë takim patën shanse të mira për të shënuar edhe gola tjera, por që nuk ishin efektivë.

Në fakt, Southamptoni pati disa raste për barazim përmes kundërsulmeve, por Alisson u tregua vendimtar me daljet e tij.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Sadio Mane në min 31’.

Në minutat shtesë, Thiago Alcantara arriti të shënojë golin e parë në fanellën e Liverpoolit.

Alcantara shënoi gol në min 90+2 për të dyfishuar avantazhin ndaj Southamptonit.

Rezultati përfundimtar, Liverpool 2-0 Southampton.

Liverpooli tani ngjitet në pozitën e gjashtë me 57 pikë, një më pak se West Ham dhe gjashtë më pak se Leicester City, por që “The Reds” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.


Shtuar 8.05.2021 23:10