Presionet e Trumpit, dorëhiqet drejtori i TikTok

Drejtuesi i TikTok, Kevin Mayer njoftoi sot se do të largohej nga rrjeti shumë popullor social, në një komunikatë.

Dorëheqja e tij ndodhi pas vendimeve të marra nga presidenti amerikan, Donald Trump kundër aplikacionit kinez për shpërndarjen e videove, të cilin ai e akuzon për spiunazh në përfitim të Pekinit, shkruan kp.

“Me zemër të thyer ju njoftoj që kam vendosur të largohem nga kompania”, shkruan Mayer, në një letër për punonjësit e tij.

Kevin Mayer, dikur në Disney, qëndroi si drejtues i grupit që nga maji maj.

Ai nënvizon në letrën e tij se si “mjedisi politik ka ndryshuar në mënyrë drastike” javët e fundit.

“Sipas mendimit tim, misioni për të cilin jam punësuar, në veçanti për të udhëhequr TikTok në tërësi,  tani do të jetë shumë i ndryshëm për shkak të veprimit të administratës amerikane që shtyn të shesë aktivitetet në SHBA”, tha ai.


Shtuar 27.08.2020 11:45