‘Squid Game’ ka edhe lojën e famshme shqiptare? Rrisku për dhunë, alarme në shkollat tona

Squid Game është seriali që po ben xhiron e rrjetit dhe çdo person është fiksuar pas tij. Madje, të rinjtë dhe fëmijët veprime të ngjashme i bëjnë edhe në jetën e përditshme në raport me njeri-tjetrin. Sot në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ishin të ftuar Zhaklina Lekatari, Mirgit Vataj dhe Matias Bogdani Ndini të cilët ndanë qasjen personale për serialin më të shikuar në gjithë botën. Mediat e huaja e kanë cilësuar si një serial që gllabëron audiencën, ku njeriu “ha” njeriun.  Gazetarja Lakatari tregoi se serialin e ka parë të gjithën në një natë dhe se aty ka tematika sociale që përfshijnë njerëzit nga çdo cepi botës.Ndër të tjera ajo theksoi se mesazhi që vjen nga filmi është se njeriu vret edhe për mbijetesë dhe argetim.

“Në qendër të këtij filmi janë tematikat sociale dhe i prekin të gjithë, në çdo shtet të botës. Emëruesi i përbashkët janë çështjet sociale. Ka një luftë për mbijetesë, por nëse je adult… nëse në të gjithë botën ka një luftë për mbbijetesë , apo mbretërinë e kafshëve, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne; shtazët kur vrasin për mbijetëse vrasin se janë të uritura, dhe nuk argëtohen duke torturuar kafshën tjetër. E vemtja kafshë që e bën këtë është njeriu, i cili vret edhe për mbijetesë por dhe për argëtim”, tha Zhaku.

Mirgit Vataj nënvizoi se serialin e pa për arsye të punës, pasi kishin marrë sinjalizime që edhe në shkollat shqiptare kishin filluar të aplikoheshin nga të rinjtë sjellje të ngjashmë sit ë serialit.

Reagimi i parë që u bë në Belgjikë, i cili konsideronte një serial tepër problematic për fëmijët.  Skena vërtet agresive që kishin filluar të aplikoheshin edhe nga fëmiëjt në shkollë. Ky alert i shkollave në Belgjikë, pati edhe një alert të shkollave në Shqipëri. Pati disa sinjalizime përsa i përket mënyrës se si kishin filluar nxënësit që të silleshin në shkollë, kryesisht të msohës 15-17 vjeç që kishin fillaur të aplikonin skena të serialit”, tha Mirgiti.

Matias shtoi se filmi të rrëmben dhe njerëzit e harrojnë dhunën tek seriali, ndërsa e vetmja gjë kundër është që të mos shihet nga mosha 16 vjec e poshtë. Gjatë bisedës me Ermalin të ftuarit u shprehën gjithashtu se në serial ka “kopje” skenash të ngjashme me lojërat e tyre të fëmijërisë, si ngriva-shkriva etj.


Shtuar 15.10.2021 19:50