ZYRTARE/ Ylli i Skëndërbeut firmos me Shkëndijën e Tetovës

Bruno Dita është futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Lajmi qarkullonte prej disa kohës, por tashmë sipas burimeve të SuperSportit gjithçka ka marrë përmasa zyrtare. Për lojtarin kishin shfaqur interes edhe Tirana e Partizani, me të kuqtë që tentuan deri në fund të tundonin 27-vjeçarin, por mesfushori e kishte bërë zgjedhjne e tij për t’iu bashkuar kuqezinjve.

Dita, me të përfunduar sfida me Partizanin, do të niset menjëherë drejt Mavrovës, ku pa kryer asnjë ditë pushim do të nisë fazën përgatitore nën drejtimin e Ernest Gjokës. Kontrata që ka nënshkruar është dyvjeçare me një pagë të konsiderueshme dhe ambiciet janë të mëdha për të shkuar përpara në grupet e Europa League-s, një fazë të cilën Dita e ka shijuar me Skënderbeun në vitin 2017, por edhe për ta rikthyer Skkëndijën te titulli kampion, pas një sezoni problematik, ku tetovarët përfunduan në vendin e 3-të (kampionatin u ndërpre dhe fitues u shpall Vardari i Shkupit).

Në këtë mënyrë numri 22 i thotë lamtumirë Skënderbeut pas 3 sezonesh, ku ia doli të shpallej kampion i Shqipërisë në vitin 2018, duke fituar edhe Kupën, teksa në 103 ndeshje realizoi 14 gola./SS/


Shtuar 28.07.2020 16:34