ZYRTARE/ Skënder Gega merr drejtimin e Kukësit

Skënder Gega është zyrtarisht trajner i Kukësi. Vetëm pak orë pas njoftimit për ndarjen me Orges Shehin, klubi verilindor vjen me lajmin e emërimit të ish-trajnerit të Partizanit.

Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00.

Një lajm i mirë për tifozët kuksianë, por i hidhur për mbështetësit e kuq, të cilët prej më shumë se një viti u kanë kërkuar drejtuesve nëpërmjet qëndrimeve të tyre në rrjetet sociale që të rikthejnë Skënder Gegën në stol, të cilit i atribuojnë suksesin që e arriti një vit më parë.Drejt stolit të Partizanit, në fakt, është Ilir Daja.


Shtuar 30.07.2020 17:34