Tashmë është zyrtare, vetëm operimi e shpëton Suarezin nga dhimbjet e shumta që uruguaiani ka në gjurin e djathtë… do të jetë jashtë për më shumë se një muaj.
Asgjë s’po shkon mirë për Luis Suarez.
Të lidhura
None found
Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht se futbollisti do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e diel, që do të kryhet nga Dr.Ramon.
Ndërhyrja do të bëhet në miniskusin e jashtëm të gjurit të djathtë, nga i cili problem Suarez vuan tash e një kohë.
Këtë edicion, Suarez ka shënuar 14 gola në 23 ndeshje, por tani s’do të jetë në gjendje ta ndihmojë Barçën për të paktën, siç shkruajnë mediat spanjolle, 6 javë.
