ZYRTARE/ Kjo është data e fillimit të Serie A

Italia ka hapur dritën jeshile për Serie A. Vendi do të dalë nga karantina më 4 maj dhe kjo do të thotë se dhe stërvitja do të rinisë. Të gjithë ekipet do të kenë mundësi që fillimisht të nisin stërvitje individuale me lojtarët.

Stërvitja e përbashkët në grup do të zhvillohet më 18 maj. Kjo do të thotë se kampionati italian do të rikthehet dhe do të luhet sezoni deri në fund për të ndarë trofeun dhe ekipet që bien nga kategoria.

Kampionati italian pritet të rinisë sërish më 2 qershor me një kalendar të ngjeshur.

Klubet nuk kanë qenë të gjithë dakord, por duket se më në fund është gjetur gjuha e përbashkët mes presidentëve.


Shtuar 26.04.2020 19:39