Zidane: Guardiola është më i miri, nuk përballem unë dhe ai por Real – City

Zinedin Zidane ka folur para ndeshjes së madhe Real Madrid – Manchester City. Francezi ka thënë se Guardiola është trajneri më i mirë aktualisht por nuk luan dhe Guardiola luajnë skuadrat.

“Ne duam që tifozët të jenë me ne dhe të japin më të mirën. Ne e dimë rëndësinë e lojës dhe për këtë do të japim më të mirën nga vetja.

Njerëzit presin një ndeshje të bukur futbolli dhe ne jemi të lumtur që kemi shansin të ofrojmë diçka të tillë. Nuk do të jetë një përballje Zidane-Guardiola, por Real Madrid-Manchester City”, ka thënë trajneri francez. /albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 13:18